Nga Spartak NGJELA

Një shëmtim në Kuvendin e Shqipërisë.
Pse ndodhi sot sërish kjo përplasje absurde?
Sepse brenda saj qëndron frika e Saliut.
Saliu tani është nën akuzë penale.
Dhe kuptohet që është i trembur.
Pasuesit e tij, me kokrra siç janë, krijuan trazira në Parlament. Pse?
Sepse sot Saliu duhej të paraqitej në SPSK, për hetimin e tij.
Por, Saliu gjurulldinë me sens provincial e bëri në Kuvedin e Shqipërisë!
Po SPAK–u do ta lërë shtetin e Shqipërisë nën këtë gjendje provincializmi reaktiv që i pëlqen edhe Beogradit?
Nuk besoj. SPAK është i detyruar ta zgjidhë juridikisht me një vendim gjyqësor.
Por…
Pyetja është kjo:
Kush do të fitojë: SPAK-u, apo Saliu?
Sigurisht që SPAK-u do të fitojë.
Madje SPAK e ka fituar këtë luftë. Prandaj është në shqetësim Saliu.
Prisni dhe shikoni!
Saliun e ka mundur Amerika, dhe madje me prova të plota, por megjithatë duhet të pritet procesi gjyqësor…