Luis Suarez do të vijojë karrierën në Spanjë, por jo te Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid.

Suarez do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Sipas “Rac1”, 33-vjeçari ka rënë dakord me Barcelonën për të hequr dorë nga gjysma e pagës që i takon deri në vitin 2021 në këmbim të largimit.

Nëse gjithçka do të zyrtarizohet, Alvaro Morata do të lërë Atletico Madrid për Juventusin.