Ditët e fundit telefonatat nga zyrat e partive janë bërë të shpeshta.

Jo vetëm që bëjnë sondazhe dhe verifikime për votuesit e tyre, por një pjesë shpjegojnë edhe programin.

Në audion që ka siguruar Vala News është një koordinatore e PD e cila telefonon një emigrant të sapo ardhur në Shqipëri.

Për veç nivelit mediokër dhe njohurive të kufizuara ajo vihet në lojë nga qytetari i cili, duket se e pret me qetësi shpjegimin e koordinatores së zotit Basha.

Kordinatorja e nis bisedën se Basha është për integrimin europian dhe për këtë ka dhe një program që do ta realizojë kur të vijë në pushtet.

Kur qytetari e pyet se çfarë programi ka PD, ajo i përgjigjet se do hap 110 mijë vende pune.

Me ironi qytetari e pyet koordinatoren se si do i hap vendet e punës kur Basha nuk është vet në punë, ajo nuk e kupton, por i përgjigjet duke i thënë se duhet të vij në pushtet.

Qytetari vijon më tej me pyetjen ironike; Pse nuk është në pushtet zoti Basha?

Përgjigja e koordinatores është: Nuk është në pushtet sepse në pushtet ndodhet zoti Rama.

Më tej koordinatorja e pyet; a do e mbështesni zotin Basha dhe PD?

Qytetari me qetësi i thotë: Absolutisht që Jo!

Me tej kur qytetari i e pyet koordinatoren se ku i ka gjet Basha pikat e programit, ajo i thotë se janë nevojat më bazike të qytetarëve.

Qytetari me ironi vijon duke i thënë se mua s’më ka pyet ndonjëherë për nevojat që kam.

Në fund telefonata mbyllet me batutën e qytetarit që i thotë koordinatores: Aty te numri im shkruaj PS që në lindje. Bashës sikur 500 vjet të kem nuk i jap asnjëherë votë. /Vala News