Dy persona kanë rënë në pranga pasditen e kësaj të shtune, si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

Ata janë Skënder dhe Llej Lika, babë e bir. Ata raportohet se u arrestuan në Fushë Milot, ndërsa bashkë me ta në pranga ka rënë edhe një person i tretë, që dyshohet të ketë strehuar autorët.

55-vjeçari Rakip Roli u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e së premtes, në zonën e Sanxhakut në Laç. Shkak për krimin dyshohet se u bënë konfliktet që babë e bir kishin me biznesmenin dhe djemtë e tij.

Biznesmeni 55-vjeçar ishte i njohur për policinë, i skeduar për një plagosje të ndodhur në vitin 2011.