Rihapen hetimet për vrasjen e 71-vjeçarit shqiptar, Shefki Kurti, pensionisti që u gjet i vrarë dhe i copëtuar në fund të korrikut në ujërat e kanalit Adigetto në Polesine.

Prokuroria e Rovigos ka arrestuar për vrasje me dashje bashkëshorten e viktimës, Nadire Kurti.

Ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Rovigos dhe mësohet se ka pranuar krimin. E akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional.

Historia filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht në Lendinarë, janë gjetur dy thasë. Brenda ishin koka dhe busti i një burri. Zbulimi i tretë ndodh pasditen e së njëjtës ditë. Në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, gjenden dy krahë në dy çanta të tjera. Tri ditë më vonë, më 31 korrik dhe përsëri në Adigetto midis Lendinarës dhe Villanovës, u gjet edhe këmba tjetër.

Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.