Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet.

Në foton e postuar në Twitter, ambasada shkruan se nuk planifikon asnjë kthim vendimi për rastet e përcaktuara deri më tani nga ligji 7031.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për tu bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0.”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.