Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka paralajmëruar pas një sërë kundërshtimesh në Twitter nga Donald Trump, se një numër më i madh i amerikanëve mund të vdesin nga koronavirusi, nëse presidenti pengon punën e tij.

Ai i ka bërë përsëri thirrje administratës Trump që të bashkëpunojë me ekipin e tij në tranzicion për të përmbajtur rritjen e rasteve me Covid-19.

Presidenti i zgjedhur amerikan tha në një konferencë shtypi se ai nuk do të hezitonte të vaksinohej.

Ai theksoi se nëse epidemiologu Fauci dhe dy kompanitë besojnë se vaksinat janë të sigurta, atëherë ai nuk do të humbë kohë. “Unë nuk do të hezitoja të merrja vaksinën nëse Fauci e konsideron të sigurt  ” tha ai.

Biden gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e vdekjeve të mëtejshme nëse Trump dhe administrata e tij refuzojnë të bashkëpunojnë me stafin demokrat

Biden tha se udhëheqësit e biznesit kishin rënë dakort për të punuar së bashku për të forcuar ekonominë e SHBA-së të prekur nga pandemia, por theksoi që pandemia ishte primarja.

“Si mund të vaksinohen mbi 300 milionë amerikanë?” tha Biden, duke folur në Wilmington, Delaware. “Cili është plani? Është një ndërmarrje e madhe, që merret me realizimin e diçkaje të tillë. Nëse duhet të presim deri më 20 janar, për të filluar atë që kemi menduar , Trump do të na humbasë kohë. Kështu që është e rëndësishme që çdo gjë të kordinohet dhe realizohet tani”, tha Biden.

“Kjo situatë mund të shmanget nëse administrata e presidentit aktual, Donald Trump vazhdon të pengojë një tranzicion të qetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një plan të shpërndarjes së vaksinave”, tha Biden. “Ne po shkojmë drej një dimri shumë të errët. Gjërat do të bëhen shumë më të vështira përpara se të bëhen më të lehta,” tha Biden për pandeminë.

“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi”, paralajmëroi Biden, kur u pyet nga një gazetar se çfarë do të rezultonte nga përpjekjet e Trump për të penguar tranzicionin.