Dëbora e rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka mbuluar edhe Llogaranë. Kjo ka bërë që ky aks rrugor të kalohet me vështirësi nga automjetet.

Ndërkohë, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjell probleme në disa zona në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatra.

Në fshatin Panaja shumë sipërfaqe toke janë mbuluar nga uji. Sipas banorëve, shkak është bërë bllokimi i kanaleve shkarkuese.