ESAT MEKULI

(17 DHJETOR 1916 – 6 gusht 1993)

_____

Nga Saimir KADIU

_____

Poet dhe intelektual i madh kosovar.
Kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Sipas Robert Elsie, Mekuli është “babai i letërsisë moderne të shqiptarëve të ish Jugosllavisë”…

Sapo u zbulua qëllimi (elaboarati) fashist i Akademikut serb, Ivo Andriq, kundër kombit shqiptar, një pakënaqësi, frikë, urrejtje dhe zhgënjim shpertheu në mesin e disa intelektualëve patriotë shqiptarë.

Në këto situata të rënda të kombit shqiptar, Esat Mekuli nuk rrinte i qetë…
Intelektuali shqiptar reagoi, kundërshtoi dhe rrezikoi burgim dhe likuidim fizik nga politika nacionaliste serbe e ish-Jugosllavisë.

Po postoj polemikën e guximshme dhe largëpamëse të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili përmes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb, më 1980, ku ai shpreh kundërshtimin dhe zemërimin e tij ndaj dokumentit te vitit 1939 te nobelistit te ardhdhem serb Ivo Andriq.

𝐒𝐢 𝐤𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫?

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si ti’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

_____