Braktisja e fshatrave është një problem me të cilin po përballet vendi ynë prej vitesh. Por problem nuk është tanimë vetëm ikja nga fshatrat e thellë malorë, por edhe e zonave ku ka një presketivë. Fshati Shën Vasil në Himarë ka parë nëj ikje masive te banorëve kryesisht jashtë Shqipërisë.

Kjo karrike është dëshmia e vetme se dikur ky ishte oborri i shkollës në fshatin Shën Vasil të Himarës!

Godina ku bëhej mësim është drejt rrënimit, sepse nuk ka më nxënës

Dikur në fshat kishte jetë e gjallëri, sot ai po braktiset!
“Epo ç’të bëjmë, nuk ka njeri. Kanë ikur nga fukarallëku”, thotë një e moshuar.

“Ikën njerëzit, çdo gjë u abandonua. Tani më keq akom, këtu janë vetëm një pjesë të rinj, dhe vetëm të moshuar, dhe ata të mbyllur brenda. Ekonomia i detyroi të iknin, u hap kufiri dhe ikën direkt”, thotë një banor tjetër.

Banorët flasin edhe për mungesën e vëmendjes së shtetit.

Në fshat nuk ka shifra të sakta të ikjeve, por banorët tregojnë për një ikje të 1/3 së banorëve.