“Pas 20 vitesh së bashku dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Francesco ka përfunduar. Rruga e ndarjes do të mbetet ende një çështje private dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë të mëtejshme nga ana ime. I ftoj të gjithë t’i shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të respektojnë konfidencialitetin e familjes sime”. Me një deklaratë të lëshuar nga agjenti i saj, ky ishte njoftimi zyrtar i Ilary Blasi për përfundimin e marrëdhënies mes saj dhe ish-kapitenit të Romës.

Kështu nis dhe e zyrtarizon ndarjen deklarata e Totti: “U përpoqa ta kapërcej krizën e martesës sime, por sot e kuptoj që zgjedhja e ndarjes, edhe pse e dhimbshme, nuk është e shmangshme.

Gjithçka që kam thënë dhe bërë muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, të cilët do të jenë gjithmonë prioriteti kryesor në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilary në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, duke respektuar gjithmonë gruan time”.

Po si nisi lidhja mes prezantueses televizive italiane dhe legjendës së Romës? E pabesueshme, përmes ekranit. Ish-kapiteni verdhekuq ra në dashuri me Ilary duke e parë nga ekrani. Historia e pabesueshme rrëfehet përmes “fanpage.it”:

“Kur pashë Ilarin në TV, thashë: Ajo është gruaja e jetës sime, duhet të martohem me të”. Ilary Blasi ishte ende në fillimet e saj si gazetare dhe prezantuese televizive kur Francesco Totti, kapiteni i Romës në moshën 25-vjeçare, u godit prej saj nga ekrani.

Ishte si dashuri me shikim të parë. Duket se ka kaluar një shekull nga ajo kohë, nëse mendojmë se vetëm pak orë më parë një nga çiftet më të dashur për italianët njoftoi ndarjen me një deklaratë të përbashkët.

Dhe të mendosh se ish-kapiteni i Romës, siç tregohet në serialin televiziv të Netflix, “Unë quhem Francesco Totti”, ka përshkruar çdo moment të asaj historie dashurie në detaje. Kombinimi futboll-prezantuese televizive ishte pothuajse një modë në fillim të viteve 2000, por midis Tottit dhe Blasi ishte menjëherë dashuri e vërtetë.

Që në fillim të historisë së tyre ndodhi një episod që në Romë, veçanërisht fansat verdhekuq e mbajnë mend në mënyrë të përsosur. Ishte sezoni 2001-2002 dhe skuadra e drejtuar nga Fabio Capello, i freskët nga titulli i fituar kampionatin pararendës, me triumfin në “Olimpico”, më 17 maj 2001, donte të provonte sërish.

Dhe kështu, në një derbi të zjarrtë pranveror kundër Lazios, fitorja do të kishte vlerë dyfish. Në fakt, Totti kishte disa muaj që ishte në lidhje me Ilary, por ata nuk ishin fejuar ende. Në fakt, motra e shoëgirl-it i mundësoi kontaktin, pasi njihte një mik të Tottit. “Ejani dhe shikoni derbin drejtpërdrejt”, – ishte ftesa e Tottit për Ilary.

Ajo nuk kishte qenë kurrë në stadium. Nga aty mund të themi se nis historia e dashurisë mes Tottit dhe Ilary. Në prag të derbit, megjithatë, në telefonin e Tottit vjen një lajm i keq. “Të shtunën në mbrëmje motra e tij më shkroi një mesazh duke më thënë se Ilary mund të mos vinte.

Për mua ishte diçka e hidhur, sepse kisha përgatitur një fanellë speciale për të, në padijeni të të gjithëve, – tha Totti në një intervistë për “Verissimo”. – Me miqtë e mi vendosa të shkruaj frazën ‘Ti je unike’, edhe pse nuk kishim dalë kurrë bashkë dhe nuk kishim pasur kurrë një puthje”. Por ai lajm e kishte hedhur në dëshpërim Tottin: “Pasi e mora vesh se nuk mund të vinte, nuk fjeta gjithë natën dhe mendova se fati ishte kundër”.

Por fati në vend të kësaj kishte plane të tjera për Tottin. Të dielën e ardhshme, ditën e derbit, ish-kapiteni verdhekuq ishte i padurueshëm. Ai ende shpresonte se Ilary mund ta rimendonte ardhjen në stadium në një farë mënyre.

“Kam drekuar me celularin pranë, – shtoi ai në rrëfimin për ‘Verissimo’, duke treguar se i kishte shkruar një mesazh Ilary, por pa marrë përgjigje. – Në orën 13:30 më shkroi: Jam në tren dhe po vij të shoh ndeshjen”. Totti u bë euforik dhe nuk mundi ta mbante dot emocionin që e ngarkonte në mënyrë të pashmangshme para një derbi kaq të rëndësishëm: “Dukesha në shtrat si fëmijë, si budalla. Më dukej se kisha parë Madonën”.

Mbrëmjen e 10 marsit 2002 vihet në skenë një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së Francesco Tottit dhe në mënyrë të pashmangshme edhe të jetës së tij private. Fanella e përgatitur me miqtë e tij ishte gati, e veshi duke e mbuluar me uniformën verdhekuqe, me të cilën doli në fushë me shiritin e kapitenit.

Shkëmbim shikimesh me Nestën para fillimit të lojës. Atë mbrëmje Totti arriti të jepte tri asiste, duke rritur klasin dhe imagjinatën e dikujt si Vincenzo Montella, i cili shënoi katër gola në atë ndeshje.

Ilary ishte në tribunë me motrën e tij dhe miqtë e Tottit. Mungoi vetëm “qershia mbi tortë” pas katër golave të parë, që kishin lënë pa fjalë në portë të gjorin Angelo Peruzzi. Kapiteni verdhekuq, megjithatë, nuk mundi ta fuste topin në rrjetë, ai kishte tentuar tashmë në pjesën e parë, por pa pasur fat. Edhe në pjesën e dytë koha vrapoi në mënyrë të pashmangshme drejt fundit.

“Po të mos kisha shënuar, askush nuk do ta kishte parë, – thotë Totti gjatë serialit. – Pasi dhashë tri asiste, pyeta veten: Duhet ta ekspozosh patjetër këtë fanellë sonte”. Dhe në vend të kësaj, në minutën e 72-të, Totti mori një top nga Montella, i cili ia ktheu borxhin e asistit. Prej andej, kapiteni nuk mund të gabonte.

Totti ishte praktikisht jashtë kuadratit, po ashtu larg vijës që kufizon zonën e penalltisë. Shikon për një moment Peruzzi-n, vëren se portieri i Lazios ishte jashtë portës dhe vendos të… shkruajë përgjithmonë historinë e futbollit.

Topi përfundon në rrjetë për habinë e tifozëve të Lazios dhe veçanërisht atyre të Romës, me mosbesim për magjinë e kapitenit të tyre. “Një nga golat më të mirë të shënuar në karrierën time, – do të thoshte më vonë Totti. – Ngrita fanellën e Romës dhe tregova fanellën që kisha përgatitur, ku shkruhej: Ti je unike” (6 unica).

Totti ia kishte arritur qëllimit. E kishte kërkuar atë gol dhe më pas e kishte gjetur në mënyrën më të bukur, ndryshe nuk ia dilte dot. “Ndoshta nëse nuk do të kisha shënuar, nuk do t’i bashkohesha më vonë Ilary”, – shton në rrëfimin e tij për serialin e tij televiziv.

Ajo ndeshje do të përfundonte 5-1 për Romën, më pas verdhekuqtë do ta mbyllnin sezonin në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se kampioni i Italisë, Juventusit, i cili në atë guximtare të 5 majit, pikërisht në “Olimpico”, u kalua nga Lazio duke humbur në mënyrë të jashtëzakonshme trengjyrëshin.

Gjithsesi, Totti dhe Ilary Blasi do të bëheshin një nga çiftet më solide në botën e VIP-ave. “Ky është fati, gjithçka është e shkruar…” – do të thoshte Totti para shumë kohësh. Mbase edhe ndarja, pas 20 vitesh lidhje dhe me tre fëmijë së bashku, paska qenë e shkruar…