I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të manipulojë sërish publikun duke thënë të pavërteta.

Teksa flitej për inceneratorin e Fierit, lideri i selisë blu u shpreh se ai nuk kishte kishte punonjës.

“ Vetë kompania nuk i është përmbajtur kushtit për të bërë investimin. Nga ana tjetër, kemi shtetin që ka bërë pagesën. Nuk e di se si është e audituar ai bilanci sepse kompania nuk ka asnjë punonjës. Kompania ka marrë fatura fallco. Po flasim për inceneratorin e Fierit. Pika e dytë, është fatura fallco. Nuk ka bërë asgjë, ka marrë lekë nga shteti.” – tha Basha në Zonë e Lirë.

Por një dokument i siguruar nga Shqip tregon të kundërtën. Kompania Integrated Technology ëaste Fier, ka me dhjetra të punësuar me sigurime shoqërore në niptin e saj, që prej vitit 2017 e deri në ditët e sotme. Më poshtë është listë pagesa e punonjësve në Inceneratorin e Fierit, ku përveç këtyre janë me qindra punonjës nga nënkontraktorët.

Ditët e fundit, Basha ka manipuluar shpesh publikun për ndërtimin e tre inceneratorëve në Shqipëri. Ky sulm i koordinuar nga kryedemokrati është komentuar nga Veliaj si një gjobëvënie ndaj kompanisë koncesionare.

“Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha gënjen

Listë-pagesa e punonjësve për vitin 2018

“Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha gënjen

Listë-pagesa e punonjësve për vitin 2020