Është hedhur mbrëmjen e së premtes shorti i fazës play-off për ekipet që kërkojnë biletat e fundit për trenin e Botërorit të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.

Shorti ka pasur surpriza të këndshme, ku bie në sy që Italia dhe Portugalia janë në të njëjtin grup dhe nëse kalojnë ndeshjet e respektive përballë Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, do të përballen në finale bashkë, ç’ka nënkupton që njëra prej tyre do të mbetet jashtë Botërorit.

Në grupin e dytë Skocia do të përballet me Ukrainën, dhe Uellsi me Austrinë më pas vjen finalja. Ndërsa shorti caktoi në grupin e tretë Rusinë, Poloninë, Suedia dhe Çekia. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në muajin mars.