Kryeministri Edi Rama, reagon pas mesazhit të publikuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje të mos përhapë gënjeshtra, por të ndihmojë qytetarët në përballjen me pandeminë.

Në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”, Rama i kujton se nuk fshihet pas “Komitetit”, siç bën lideri i opozitës, ndërsa shton se ky i fundit ka “vrarë” Partinë Demokratike.

“Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!”, shkruan Rama.