Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë hyrë në fazën më të ashpër të tyre, pas periudhës së aneksimit të Krimesë, ku si pasojë e përleshjeve ushtarake humbën jetën dhjetëra persona.

Pas shtimit të prezencës ushtarake në kufi për disa ditë me radhë dhe tregimit të forcës përmes dislokimit të mjeteve të rënda, Rusia ka lëshuar një paralajmërim të hapur ndaj Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Kremlinit deklaroi se Rusia do të godasë pa mëshirë këdo që vendos në rrezik qytetarët e saj në rajonin e Donbasit, duke shtuar se një gjë e tillë mund të sjellë “fundin” e Ukrainës.

Javët e fundit, Rusia vendosi tanke, helikopterë dhe qindra trupa në kufirin lindor me Ukrainën dhe presidenti Putin insistonte se diçka e tillë bëhej vetëm si pasojë e një stërvitje ushtarake të përvitshme kufitare.