Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 206 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,610 testime që janë kryer.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 262,402 raste shërimi nga ky virus.

Aktualisht në Shqipëri janë 4,523 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 79 persona po trajtohen nëpër spitale, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.