Zgjedhjet presidenciale në SHBA duket se kanë bërë botën të mbajë frymën, ndërkohë që si aleatët ashtu dhe armiqtë e Amerikës, po presin më padurim të mësojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Me mbylljen e votimeve në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, kanë dalë edhe projeksionet e parë, të cilat i japin presidentit Trump përparësi në disa shtete kyçe, edhe pse Biden këmbëngul se është në rrugën e tij drejt fitores.

Deri më tani demokrati Joe Biden, 77 vjeç, ka marrë 49.9% të votave të numëruara dhe Trump 48.4% të votave, por gara në shtetet kryesore të fushës së betejës të nevojshme është shumë e ngushtë.

Donald Trump, i cili po mundohet të shmangë kthimin në presidentin e parë në detyrë që nuk merr një mandat të dytë, që nga George W.Bush në 1992, fitoi atë që cilësohej si shteti që do të përcaktonte fatin e zgjedhjeve, Floridën me 29 vota elektorale si edhe Ohion, i cili ka luajtur një rol po aq të rëndësishëm në presidenciale.

Votimi rekord i hershëm është nxitur nga pandemia e koronavirusit, duke e bërë pjesëmarrjes në zgjedhje më të lartën në më shumë se një shekull. Zyrtarët do të numërojnë më pas 100 milionë vota postare.

Por edhe pse miliona vota legjitime janë për t’u numëruar, Donald Trump duket se ka shpallur një fitore të hershme.

“Sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje,” tha presidenti duke folur nga Shtëpia e Bardhë, duke sugjeron edhe pse pa prova se procesi u minua nga “mashtrime” zgjedhore. “Ky është një turp për vendin tonë,” thotë ai, duke shtuar se planifikon të shkojë në Gjykatën e Lartë për të luftuar rezultatet e zgjedhjeve.

Presidenti Trump tha se “një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë.”

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

Duke marrë një ton triumfues, Trump njoftoi se po bëhej gati të shpallte fitoren e tij të madhe të natës në Florida, ku mori 51% të votave të numëruara.

“Ne nuk e fituam atë, por e fituam atë me shumë,” deklaroi presidenti.

Ai gjithashtu pretendon një epërsi në Pensilvani, ashtu si bëri rivali Joe Biden më herët, edhe pse ende shumë herët për të përcaktuar një fitues në shtet.

Edhe pse Florida parashikohet të merret nga Trump, ka akoma  shumë shtete kyçe që mbajnë në dorë fatin e zgjedhjeve. Presidenti ka marrë sipas projeksioneve të CNN dhe Associated Press edhe Teksasin, me 38 vota elektorale, i cili, edhe pse njihet si bastioni më i fuqishëm i republikanëve, parashikohej të lëkundej.

Sytë e Biden u kthyen nga shtetet perëndimore ku demokratët fitonin gjithmonë, por Hillary Clinton humbi në 2016. Ato përfshijnë Michiganin, Uisconsin dhe Pensilvaninë.

Por Trump ka marrë deri më taniPesilvaninë me gati 56% të votave të numëruara dhe Uisconsin me 51% të votave.

Në garën për të marrë 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden aktualisht parashikohet të fitojë 220. Trump parashikohet të fitojë 213. Por ka më shumë projeksione që nuk kanë dalë ende.  Deri më tani nuk ka pasur ndryshime të mëdha, asnjë nga shtetet e parashikuara nuk ka ndryshuar zgjedhjen e tij që nga viti 2016

Siç edhe pritej, demokratët me gjasë do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq kontrolli i Senatit nga republikanët është i pasigurt, pasi rezultati i disa garave për Senatin në të gjithë vendin nuk është shpallur ende.

Biden ka kërkuar durim dhe dëshiron që të gjitha votat të numërohen. Presidenti, ndërkohë, tha se ai do të korrë një “fitore të madhe” dhe akuzoi demokratët se po përpiqen të “vjedhin zgjedhjet”.

Çfarë parashikojnë projeksionet?

Sipas parashikimeve të deritanishme, shteti i parë që Presidenti Donald Trump ka fituar ishte Kentaki dhe më pas Indiana, ndërsa demokrati Joe Biden ka fituar në Vermont. Shteti i Indianës ka 11 vota elektorale, shteti i Kentakit ka 8 dhe shteti i Vermontit ka 3. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana votoi për ish-Presidentin Barack Obama.

Demokrati Biden mori më pas Masaçusets ,e 11 vota elektorale dhe Merilend me 10 vota elektorale. Trump ndërkohë mori Oklahoman me 7 vota elektorale dhe Biden në Delauer me 3. Ish-nënpresidenti mori më pas Nju Jorkun, Nju Xhersin, Uashington DC, me nga 29, 14 dhe 3 vota respektivisht.

Biden sipas projeksioneve fiton në shtetin Kënektikat me 7 vota elektorale dhe atë të Kolorados me 9 vota elektorale. Trump ndërkohë ka marrë shtetet e Alabamas, Arkansas, Dakota e Jugut dhe Tenesi. Alabama ka 9 vota elektorale, Arkansas 6, Dakota e Jugut 3 dhe Tenesi 11.

Trump merr sipas parashikimeve Mizurin me 10 vota elektorale, Karolinën e Jugut me 9 vota elektorale, Virxhinian Perëndimore me 5 vota.

Biden merr shtetet Ilinoi me 20 vota dhe Nju Meksiko me 5 vota elektorale.

Trump fiton 3 vota elektorale në Nebraska, e cila ka të ngjarë të  kthehet në një nga shtetet e fushë-betejës, pasi Biden mori një nga votat elektrorale. Nebraska ka 5 vota elektorale, por në këtë shtet ato ndahen. Fituesi i votës popullore në shtet merr 3 ndërsa 2 të tjerat i merr fituesi i votës popullore në secilën zonë zgjedhore. Dy votat e mbetura ende nuk janë vendosur.

Biden fiton sipas të dhënave bastionet blu si Kalifornia,  me 55 vota elektorale, Oregonin dhe Uashingtonin me12 vota.

Trump fiton nga ana tjëtër në Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.

Biden fiton në Virxhinia me 13 vota elektorale dhe Nju Hampshër me 4 vota elektorale

Trump fiton Kansasin me 6 vota dhe shtetet Juta me 6 vota elektorale, Uajoming me 3 vota dhe Dakota e Veriut me 3 vota elektorale. Ai merr sipas projeksiioneve edhe shtetin e Montanas, me 3 vota elektorale.

Ai iu drejtua mbështetësve në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.

Kundërshtari i tij pritet të fitojë Rhode Island me 4 vota elektorale, ndërsa presidenti shtetin e Iowa, me 6 vota elektorale.