LSI prezantoi sot “Ekipin e Gjeneratës për Ndryshim”. Monika Kryemadhi është rreshtuar në krahun e Sali Berishës, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha si personat që mbajnë peng Shqipërinë.

“Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale”, u shpreh ajo.

“Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, nënvizoi më tej Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi foli për një nga nismat e LSI-së për të përfshirë të rinjtë në politikë, për të cilën theksoi se është e kriminalizuar.