Fushata kombëtare “Java e Martesës” rikthehet për të inkurajuar çiftet e martuara të investojnë në martesën e tyre për të pasur njohuritë dhe instrumente të nevojshme për një rrugëtim të bekuar.

Java e Martesës, një lëvizje ndërkombëtare për të investuar në martesë, njoftoi sot nisjen e fushatës së tyre 2024, e cila do të zgjasë nga 7-14 Shkurt.

Ndërtimi i një martese të sukseshme që i qëndron sfidave të bashkëjetesës në kohë është si ndërtimi i një shtëpie me themele të forta që i qëndron tërmeteve e stuhive të jetës.

Fushata e këtij viti quhet “Ndërtoni martesën tuaj!”. Çdo shtëpi e fortë ashtu si çdo marrëdhënie e lumtur në kohë bazohet jo vetëm në themele të thella, por edhe në kollona të sigurtë e forta siç janë Dashuria, Besimi, Respekti dhe Mirëkuptimi.

Martesat në vendin tonë vuajnë nga të njëjta probleme si kudo në botë. Çiftet e reja shpesh thyhen në vështirësitë e para për shkak se një prej kollonave lëkundet dhe jemi të papërgatitur të ndërhyjmë në kohë për të evituar më të keqen, divorcin. Njohja e njëri tjetrit, përgatitja për martesë, përkujdesja për partnerin dhe këshilla të urta janë të gjithë të rëndësishme për të ndërtuar martesa dhe familje të dashur dhe të qëndrueshme.

Shqiptarët sot po humbasin shumë nga përfitimet thelbësore të martesës. Java e Martesës ekziston për të përhapur fjalën se martesa ia vlen: si për shëndetin e të rriturve ashtu edhe për mirëqenien e fëmijëve.

Studimet shkencore tregojnë se martesa është një nga mënyrat më të mira për të rritur lumturinë, për të ulur varfërinë e fëmijëve dhe për të përmirësuar rezultatet për ta. Fëmijët e rritur në një shtëpi me dy prindër kanë 82% më pak gjasa të përjetojnë varfërinë, varësitë, problemet me ligjin dhe shtatzëninë e parakohshme. Për më tepër, të rriturit e martuar kanë dy herë më shumë gjasa të identifikohen si “shumë të lumtur” në krahasim me ata të divorcuar ose të pamartuar.

Së bashku, ne mund të transformojmë familjet dhe të vazhdojmë të bëjmë përparim drejt krijimit të një kulture që njeh domosdoshmërinë e martesave të shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme.

Anëtarët e grupit të punës të Javës së Martesës do të jenë të gatshëm për intervista si dhe të marrin pjesë në panele diskutimi. Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni në adresën tonë elektronike martesadhefamilja@gmail.com ose tek 0692066899. Gjithashtu mund të shikoni faqën tonë në FaceBook tek: Java