Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 112 persona në vend, nga 801 testime që janë kryer.

Rastet e reja janë në 71 Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 5 persona; një 49-vjeçar nga Peqini, një 52-vjeçar nga Durrësi, një 72-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.