Aktori i humorit, Agron Llakaj ka humbur babain e tij ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Agron Llakaj në rrjetet sociale.

Sot ishte dita e tij e lindjes dhe Agroni e kishte uruar të atin në mëngjes, pa e ditur që do të ishte hera e fundit që do ta takonte. Mes dhimbjes, ai shpreh fjalët e ndjera

“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?! U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti! Sa më mungon mor bab…ahhhh… ” shkruan Agron Llakaj.